A do takohet Basha me Metën për qeverinë teknike?
Kreu i LSI-së Ilir Meta i ka dhënë përgjigje thashethemeve qe po qarkullojnë këto dite se mes tij, pas darkës ne kryeministri me Ramën, do te ketë një takim mes tij dhe liderit te opozitës Lulzim Basha.

Cani: Gojët e liga thonë se së shpejti pritet të ketë një darkë mes teje dhe Lul Bashës.

Meta: Zoti Basha ka qenë gjithmonë i mirëpritur nga unë si kreu i Kuvendit dhe ai ka ardhur dhe unë e kam ftuar para reformës në drejtësi.

Cani: Nuk është tabu apo jo?

Meta: Po nuk është tabu se ne jemi takuar, në cdo situatë si mund të them unë nuk e takoj, jo vetëm me kreun e opozitës por edhe me kreun e cdo partie opozitare që nuk është në parlament./Albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 21:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori