A do t'a shkarkojë apo jo? Rama flet sot për Xhafajn
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është vënë në qendër të mediave dhe akuzave pas dënimit të vëllait të tij në Itali për drogë dhe audiopërgjimit të publikuar nga PD.

Opozita kërkon me ngulm shkarkimin e tij nga detyra dhe arrestimin e Agron Xhafajt pasi është denuar me 7.2 vite burg në Itali dhe audiopërgjimi tregonte se ai vazhdon të jetë pjesë e trafikut të drogës.

Por çfarë do të ndodhë me Xhafajn, a do t'a shkarkojë atë Rama?

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, reagon në lidhje me akuzat ndaj ministrit të Brendshëm. Rama shkruan se do të reagojë publikisht sot në lidhje me akuzat, por burime pranë PS-së kanë zbuluar Rama do t'a mbështesë Xhafajn përballë akuzave.

"Jemi të gjithë njësoj?JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj!

Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave"- shkruan Rama. /albeu.com/

Shtuar më 16/05/2018, ora 08:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori