A do ta mbjellë pemën e dashurisë në Tiranë ministrja Shahini? (FOTO LAJM)

Edhe pse dihej nga lajme të pakonfirmuara zyrtarisht se Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini dhe deputeti i Kosovës Dardan Molliqaj ishin në lidhje, sot ata zyrtarizuan martesën e tyre. E megjithatë ende nuk duket se çifti i ri ka mbjellë ose do të mbjellë të paktën një fidan në bashkinë e Tiranës, shkruan albeu.com.

Pas nismës së Erion Veliajt me qindra çifte mbjellin pemë në ditën e tyre të martesës por tashmë mbetet të shihet nëse kjo iniciativë do të përkrahet edhe nga Besa Shahini. Por mund të supozohet se Veliaj e pret edhe një pemë dashurie nga ta.

Në anën tjetër, edhe partnerja e tij, ministrja Besa Shahini ka publikuar një fotografi në Facebook.

Besa shihet duke nënshkruar kurorëzimin me deputetin e Lëvizjes Socialdemokrate.

Kurse Molliqaj derisa ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ka shkruar “Sot kurorëzuam dashurinë tonë.”

Për këtë lidhje është përfolur që një kohë, ndërsa pas kurorëzimit është paralajmëruar edhe ceremonia martesore në Tiranë./albeu.com/
Shtuar më 03/04/2019, ora 20:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori