A do t'a hanit mishin e therur këtu? Dalin fotot që të ngjallin krupën (FOTO LAJM)
Një dyqan tregtimi
mishi, prej 6 vitesh ushtronte aktivitet në Yzberisht, pa asnjë dokument ligjor dhe në kushte të frikshme në lidhje me sigurinë
ushqimore.
Inspektorët e AKU zbuluan dyqanin që tregonte
mish ilegalisht, pa NIPT, duke konfiskuar mjetet e punës, 3 frigoriferë, si dhe ndaj pronarit të tij tij u vendos një gjobë në vlerën e 300.000 lekëve. Po ashtu, u konfiskua dhe një sasi
mishi qingji.
Madje, ky subjekt, në mënyrë ilegale, therte kafshë në pjesën e pasme të dyqanit.
AKU bën me dije të gjithë Operatorët e Biznesit Ushqimor, që
aksionet janë të përditshme, në të gjithë sektorët, prodhim, tregtim, apo importim të produkteveë
ushqimore, derisa standadet e sigurisë të arrijnë nivelet e duhura.
Ndërkohë, AKU iu bën thirrje konsumatorëve, të jenë të kujdesshem në blerjet e tyre, të mos konsumojnë
mish apo produkte të tjera që nuk mbahen e tregtohen në kushte oprimale, që garantojnë sigurinën
ushqimore.
Shtuar më 26/01/2018,
ora 11:19