A do t'a godasë gjatë natës Shqipërinë? Cikloni kapërcen Siçilinë
Cikloni i parë i madh i vitit 2020 po i afrohet bregdetit tonë, por nuk pritet të ketë pasoja mbi Shqipërinë.

Me shpejtësi 90 km në orë që mund të shkojë deri në 100 km në valën më goditëse, cikloni do të ketë ndikimin më të madh gjatë natës mbi brigjet greke.

Erërat e forta do të kalojnë 120 km në orë dhe do të krijojë valë prej 6 metrash në det.

Cikloni mesdhetar, i njohur gjithashtu si Medicane dhe i quajtur “Cassilda” po kalon aktualisht pranë Detit Jon dhe mund të lërë pasoja në brigjet e Greqisë.

Cikloni tashmë ka kapërcyer Siçilinë dhe Kalabrinë, duke sjellë mot të keq në Italinë e Jugut dhe në veçanti në Kalabri, ku u regjistruan reshje të mëdha shiu dhe stuhi.

Në zonën e poshtme të Crotone, u regjistruan 100 mm shi dhe valët prej tre metrash arritën në vende të ndryshme në bregdetin e Jonit.

Nëse Italia shpëtoi pa dëme të mëdha nga tërbimi i "Medicane", të njëjtin fat nuk do ta ketë Greqia, ku pritet vala më e madhe goditëse.

Cikloni po i afrohet dhe “mund të godasë Greqinë me erëra me 120 kilometra në orë dhe shpërthime në 140, të afta të fryjnë për gjashtë orë.
Shtuar më 17/09/2020, ora 19:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori