A do t'a braktiste PD për Ramën? Bregu përgjigjet njëherë e mirë
Pëlqej
Para pak kohësh në media u përfol se ish-ministrja Majlinda Bregu do të kalonte tek Partia Socialiste pasi Rama i kishte ofruar një post të rëndësishëm.

Për këto zëra, Majlinda Bregu nuk reagoi në asnjë moment duke shtuar edhe më shumë dyshimet.

Gjatë një interviste në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, Bregu ka reaguar duke thyer heshtjen.

Nëse Rama ju ofron një pozicion, si për shembull ai i kryenegociatores, a do ta pranonit?

Bregu është përgjigjur jo pa ironi, duke thënë se prej kohësh asaj virtualisht i “janë dhënë” shumë poste, por asgjë nuk ka qenë e vërtetë.

“Nuk ka mbetur pyetje hipotetike që nga presidenti, ministre, etj. Unë nuk kam nevojë për asnjë pozicion politik, aq më tepër në forcën kundërshtare, për të bërë një detyrë që e kam bërë me zemër”, u përgjigj qartë ish-deputetja e Partisë Demokratike. /albeu.com/

Shtuar më 07/10/2017, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori