A do t'a bëj vaksinën Bill Gates? Përgjigjet hapur miliarderi
Bill Gates ka paralajmëruar që pesë muajt e ardhshëm do të jenë ”mjaft të zymtë” për Shtetet e Bashkuara nëse rastet e COVID-19, shtrimet në spital dhe vdekjet nuk ndalojnë së rrituri.

Filantropisti i njohur gjithashtu u zotua të merrte menjëherë vaksinën sapo ajo t’i vihej në dispozicion.

"Kjo është një situatë paradoksale sepse gjërat po përkeqësohen. Katër deri në pesë muajt e ardhshëm duken mjaft të zymtë", tha ai.

Ai vuri në dukje, megjithatë, se gjëja më me ndikim që njerëzit mund të bëjnë tani për të parandaluar rritjen e përkeqësimit ishte mbajtja e distancës dhe e maskave.

Shtuar më 04/12/2020, ora 19:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori