E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
A do të marrë pjesë PD në zgjedhjet e Kavajës? Ja afati i fundit që i vendos KQZ-ja
Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë bërë me dije se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit por do të bojkotojnë edhe zgjedhjet në bashkinë Kavajë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që afati i fundit për regjistrimin e partive politike, për të marrë pjesë në ketë proces do të jetë e marta e ardhshme, me 4 prill.

“Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhorë për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, jo më vonë se data 4 prill 2017">2017. Koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin kërkesën për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, jo më vonë se data 8 prill 2017">2017.

Për paraqitjen e kandidatit të propozuar nga zgjedhësit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin Bashkisë Kavajë, Komiteti Nismëtar duhet të regjistrohet në KZAZ-në nr.42, jo më vonë se data 08 prill 2017">2017”,-thuhet në vendimet e KQZ-së të marra ditën e djeshme.

“Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë/sekretar në KZAZ nr. 42, duhet të sjellin propozimet jo më vonë se data 2 prill 2017">2017.

Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në KQV, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ nr.42 jo më vonë së data 17 prill 2017">2017. KZAZ-ja, merr vendim për emërimin e anëtarëve të KQV-ve, brenda 5 ditëve.

Partitë politike të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në Grupin e Numërimit të Votave, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ nr.42, jo më vonë së data 27 prill 2017">2017. KZAZ-ja, merr vendim për emërimin e anëtarëve të Grupit të Numërimit të Votave-ve, brenda 48 orëve”,-thuhet në vendimin e KQZ-së./albeu.com/



Shtuar më 28/03/2017, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori