Një nga pyetjet kryesore që shtrohet shpeshherë këtyre ditëve që shifrat rriten me shpëjtësi është
nëse do të rikthehet karantina.
Por
Komiteti i
Ekspertëve nuk e ka diskutuar të paktën deri më tani mundësinë e mbylljes së vendit gjatë kësaj fundjave.
Kjo ishte përgjigja e zv.ministres së Shëndetësisë, Mira
Rakacolli kur u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë pretendim.
Rakacolli tha se situata është nën kontroll dhe se nuk e sugjeron një fakt të tillë.
Megjithatë,
Rakacolli nuk i përjashtoi në rast se situata përkeqësohet, sa i takon shifrave të infektimeve apo vdekjeve nga Covid-19.
Pyetje/Përgjigje
A është e vërtetë që
komiteti i
ekspertëve ka sugjeruar një mbyllje gjatë fundjavës për të frenuar përhapjen e infeksionit por nuk është pranuar se lidhet dhe me ekonominë e vendit?
Rakacolli:
Komiteti në asnjë moment nuk e ka shtruar këtë lloj alternative në asnjë moment.
A do kemi mbyllje në fundjave dhe reduktim të orarit të lëvizjes së qytetarëve nga ora 20:00 deri në 6?
Rakacolli: Në vendimin e sotëm nuk është përmendur kjo, mbetet kjo që thamë
nëse do ketë rëndim, masa mund të jetë kjo dhe të tjera, por për situatën ku jemi nuk është e justifikon kjo masë.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 15:05