A do mbyllemi sërish? Brataj flet për skenaret e mundshme
Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skëndër Brataj deklaroi se deri tani për menaxhimin e situatës së pandemisë së koronavirusit, po vijohet me skenarin e dytë.

A po shkon Shqipëria drejt një mbylljeje të dytë?
Çdo ditë bëhet monitorimi dhe vlerësohet nëse po funksionojnë apo jo masat. Nëse këto masa nuk do të reflektohen në këto 2-3 javë, do duhet të vlerësohen masa të tjera shtesë.

Përgjegjësi për shëndetin e njerëzve janë institucionet, qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë. Javën që vjen do të bëjmë sërish një trajnim. Të gjithë spitalet COVID dhe spitalet pediatrike, studimet ndërkombëtare janë në dispozicion të personelit mjekësor. Janë shtuar 10 ekipe epidemiologësh.

Dhe ekipet lëvizëse. Po përgatitemi për skenarët. Nuk mund të rrimë më duart lidhur. S’ka gjë që ka filluar dhe s’ka mbaruar asnjëherë. Do të mbarojë dhe kjo pandemi. Pas 6 muajsh mund të themi se mund të bëhej kjo gjë më mirë, ose jo. Ka disa indikatorë që përcaktojnë masat. Nëse kam një bilanc të hyrje-daljeve të pacientëve, duhet të mendojë për situatën.

Shtuar më 28/10/2020, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori