A do ketë një tjetër mbyllje totale? Përgjigjet Manastirliu
Shifrat e të infektuarve dhe humbjet e jetës nga Covid-19 mbeten akoma të larta në vendin tonë. Kjo ka bërë që Komiteti i Ekspertëve të marrë masa. Nga ora 22 deri në orën 6 të mëngjesit mbyllet vendi.

Në një lidhje me Skype për “Open”, ndërsa u pyet nëse vendi po shkon drejt një mbyllje totale, minstrja Manastirliu u shpreh se situata po monitorohet.


Sipas Manastirliut, me evoluimin e epidemisë do të informohen edhe hapat e tjerë që do të ndërmerren.

“Këto masa janë masa të intensitetit mesatar. Situata është dinamike, patjetër që dhe masat janë fleksibël, grupet e punës po monitorojnë situatën.

Do të ketë një vlerësim periodik me bazë javore dhe dy javore, me evoluimin epidemisë do kemi dhe komunikime që do informojmë për hapat që do ndërmarrim dhe situatën epidemiologjike”, theksoi Manastirliu. /tch
Shtuar më 11/11/2020, ora 23:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori