Gjenden trupat e 44 civilëve nën rrënojat e ndërtesës së bombarduar në Izyum

Trupat e 44 civilëve janë gjetur në rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe në Izyum që u shkatërrua nga forcat ruse në mars, sipas një zyrtari ukrainas, shkruan BBC.

“Trupat e 44 civilëve u gjetën në Izyum në rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe, e cila u shkatërrua nga pushtuesit në javën e parë të marsit,” tha Oleg Sinegubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv.

“Ky është një tjetër krim i tmerrshëm lufte i ushtrisë ruse kundër popullatës civile”, tha ai në një mesazh në Telegram.