A do jepni dorëheqjen? Meta: Do jemi bashkë deri në 2022
Në deklaratën për mediat nga Presidenca, Ilir meta u pyet nëse ai ishte gati që të jepte dorëheqjen.

Meta u shpreh se ai nuk mund të jepte dorëhqjen, pasi institucuioni që ai drejton nuk ësthë i tij, por i të gjithë Shqiptarëve. Më tej ai u shpreh se nuk mund të linte që Shqipëria të kthehej në koloni të fondacioneve të huaja.

“Ky institucion nuk i përket Ilir Metës, por i përket Republikës. Ku insititucion i përkët të gjithëve dhe nuk do bjerë kurrë, por do ngre të gjithë demokracinë. Nuk mund të lëmë që shteti të bjerë dhe të bëhet tirani e një familje apo koloni e ndonjë fondacioni të huaj. Këtu do jemi deri në korrik të vitit 2022”, tha Presidenti.
Shtuar më 25/06/2019, ora 08:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori