E akuzoi se nxori sekretin hetimor për Dakon, Ulsi-Berishës: Mezi pres të dalim para drejtësisë të dy  

Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar Ulsi Manjën se ka nxjerrë sekretin hetimor për arrestimin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Sipas tij, është minsitri Manja ai i cili informoi Dakon për urdhrin e SPAK. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur ish-kryeministrit dhe ka deklaruar se është i lumtur që reforma në drejtësi tani po jep rezultate të prekshme. Ai theksoi se mezi pret që të dalin para drejtësisë, edhe pse sipas tij, është Berisha ai që do të dalë i pari.

Manja: Nuk e di pse je shqetësuar Sali, se të shoh shumë të shqetësuar. Zgjedhjet e 14 majit mbaruan, të pres në betejën tjetër në 2025 dhe sa herë të dalim në betejë do të të mund. Sa për drejtësinë jam shumë i lumtur që mbërritëm në këtë ditë, që unë dhe ti të shkojmë para drejtësisë. Mezi e pres këtë ditë. Kam përshtypjen që ti do shkosh para meje, por unë mezi e pres këtë ditë. Më në fund reforma në drejtësi, ajo për të cilën ky parlament në 2016 votoi me 14 0 vota, po prodhon rezultate të prekshme.

Vangjush Dako u arrestua me urdhër të SPAK ditën e martë dhe ditën e sotme pritet të njihet me masën e sigurisë. /Albeu.com/ 


Shtuar 8.06.2023 13:13