A do të futesh në Kuvend nëse nuk merr vota? Balla zihet ngushtë në emision
Hapja e listave është debati më i nxehtë i momentit në vend. Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me hapjen e listave në zgjedhjet e ardhshme.

Balla është pyetur nga moderatorja e emisionit se, nëse me propoziminin e PS-së, ai merrte 0 vota, por do të ishte renditur i pari në listë, a do të hynte në parlament.

Balla ka pohuar, duke shtuar se do të rishikonte pozicionin e tij nëse nuk merr vota sa për një mandat.

"Nëse unë nuk marr vota sa për një mandat, do të rishikoj pozicionin tim. Këtë duhet ta bëjnë të gjithë ata që nuk votohen nga qytetarët"- tha Balla.

Shtuar më 21/09/2020, ora 22:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori