A bëri gabim Rudina Hajdari? Flet ish-Ministri i Jashtëm
Vajza e Azem Hajdarit vendosi që ndryshe nga kolegët e saj të mos e djegë mandatin e deputetes.

Ky veprim u konisderua si një tradhti në POartinë Demokratike dhe për këtë u fol për një përjashtim të saj.

Këtë cështje shumë të përfolur, e ka komentuar edhe ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i cili tha në Neës24 se Rudina Hajdari është në moshë të re dhe "gabimet e saj" duhet të shihen jo si pengesë, por si elementë mësimi.

“Nuk preferoj të bëjë koment për Rudinën. Është në një moshë që po rritet dhe po piqet. Mbiemri Hajdari është shumë i rëndësishëm. Hajdari është në momentit dhe në moshën që i lejohen gabimet dhe ato janë elementë të mësimit”, tha Mustafaj. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2019, ora 18:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori