90 milionë euro për impiantin e ujërave të zeza
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit teksa ka vlerësuar
rëndësinë e ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza në Tiranë.

Sipas kreut të qeverisë ky është një nga projektet më të madh në trajtimin e ujërave të zeza në të gjithë territorin shqiptar. “Ky është investimi më i madh që bëhet në historinë e vendit në trajtimin e ujërave të zeza. Është një investim prej 90 milionë euro. Një ndihmë bujare e qeverisë japoneze. Janë hapur procedurat e tenderit dhe projekti fillon së shpejti" u shpreh Berisha.


Sipas tij ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza për Tiranën kompletonte ndërtimin e impianteve të mëdha nga Velipoja në Ksamil. ky projekt është një investim prej 90 milionë eurosh. /albeu.com/



Shtuar më 07/04/2012, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori