9 vrasje dhe boss kokaine nga Amerika Latine, kjo është dosja franceze per Domalt Konjarin
Domart Kojnari, i dyshuari nga policia për atentatin e mbrëmshëm në Tiranë ku mbeti i vrarë Devi Kasmi është i dyshuar për trafik ndërkombëtare kokaine dhe tetë vrasje të tjera nga autoritetet franceze.

Kur ai u kap nga autoritetet shqiptare duke tentuar të dalë nga territori i Shqipërisë, francezët sollën këtu dosjen që lidhet me emrin e tij, në të cilën ndodheshin një mori krimesh të kryera në Francë, Spanjë, Belgjikë, Itali, Gjermani dhe Shqipëri, shkruan Albeu.com.

Në atë dosje, francezët theksonin Konjari dyshohet se drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës, pasi mendohet se ka lidhje direkte me burimin e prodhimit të saj në Amerikën e Jugut.

Si pasoje e këtij rrjeti, influencës në treg dhe shpërndarjes së droges në Europë, hetuesit francezë thonë se kanë ndodhur edhe disa vrasje, ku në dy raste 42 vjeçari Konjari i ka shpëtuar atentateve me armë.

Në dosjen e ardhur pranë prokurorisë për krime të rënda, emri I Konjarit përmendet per perfshirje direct apo indirekt në disa vrasje si pasoje e rrjeteve të trafikut të kokainës.

Kjo listë fillon me vrasjen e 28 gushtit të vitit 1998 kur është ekzekutuar Gentian Dervishi i njohur me nofkën “Gent Kadaifi” pranë “Shkollës së Kuqe”.

Më pas emri i Konjarit, del në vrasjen e ndodhur në 2003 në qytetin Renne të Francës, ku u vra në ambientet e Genc Dervishit, shtetasit Erhon Murati për një mosmarrveshje për trafikun e drogës. Për të vazhduar më pas, me ekzekutimin e 3 gushtit 2005 në kryeqytet ku është vrarë Fatjon Naxhaku.

Vrasja e tij ndodhi vetëm pak ditë pasi ishte kthyer në Shqipëri, pasi ishte arratisur nga burgu në Spanjë. Kjo vrasje, thonë francezët dyshohet se është kryer nga Konjari në shenjë vetmbrojtje.

Por ende kjo vrasje në Shqipëri është pa autor. Si pjesë e këtyre ngjarjeve, ku përfshihet emri i 42 vjeçarit që u lirua nga burgu, është edhe vrasja me 16 plumba e francezit Gilbert Slik në vitin 2007 në Marsejë.

Ndërkohë në qershor të 2010 Domart Konjari i shpëtoi një atentati në Madrid, ku mbetet i vrarë shoferi i tij.

Vetëm një muaj pas këtij atentati të dështuar ndaj Konjarit, vritet në dalje të burgut në Aliacante të Spanjës francezi Alain Coelier, i njohur si Alani i vogël.

Ky i fundit njihet si kapo i bandës së grabitjeve të viteve 1980 në Francë, por që në vitin 2006 u arrestua së bashku me Juan Ponsoda me anijen me vela të një kompanie shqiptarësh, që vinte nga Venezuela dhe brenda saj ishin fshehur 3.4 tonë kokainë.

Po në korrik të 2010 ekzekutohet në makinë ne Tirane, Franc Konomi, që njihej si një nga njerëzit më të afërt të Domart Konjarit.

Dyshimet për këtë vrasje, sipas autoriteteve franceze, janë mosmarrveshjet e bandave rivale për dërgimin e kokainës në Spanjë.

Emri i 42 vjeçarit Konjari, në dosjen franceze lidhet edhe me ekzekutimin e Gentian Gashit në nëntor të 2011 në Durrës.

Dosja e vrasjeve, ku përfshihet direct apo indirect veprimtaria e Domart Konjarit, mbyllet me ekzekutimin e Edmond Dervishit më 14 korrik të 2013 në Tiranë.

Të gjithë këto vrasje, hetuesit francezë dyshojnë se kanë të bëjnë me aktivitetin e trafikut të kokainës, dhe jane të lidhura me emrin e Domart Konjarit, I cili u lirua nga Gjykata për arsye proceduriale. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2018, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori