Yuri Kim në zonën ku do të ndërtohet HEC-i i Skavicës: Do të sjellim më shumë investime në veri të vendit

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, ka vizituar sot zonën ku do të ndërtohet HEC-i I Skavicës, së bashku më ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balku.

Ndërsa ministrja vlerëosi rëndësinë e ndërtimit të këtij HEC-i, Yuri Kim gjithashtu foli për rëndësinë e investimeve në veri të vendit.

Ajo theksoi edhe një herë tri prioritetet e SHBA për Shqipërinë janë demokracia, mbrojtja dhe biznesi..

“Kur unë mbërrita në Shqipëri e gjëra të qartë se kemi tre prioritete, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Dhe madje vetëm mbrëmë kemi festuar 30-vjetorin vendosjes së marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë. Sikurse jeni në dijeni kemi bërë përparim përparim për sa i përket mbrojtjes. Shqipëria priti një nga stërvitjet më të mëdha të NATO. Kemi bërë përparim në reformën në drejtësi dhe për sa i përket biznesit do të vazhdojmë të ecim përpara. Sikurse më keni dëgjuar jam shprehur për rëndësinë e të sjellurit më shumë mundësi ekonomike për veriun e Shqipërisë. Jam e kënaqur qe jemi këtu në Kukës,”tha Kim./albeu.com


Shtuar 2.10.2021 12:52