86 vjeçari kërkon ndihmë në polici, dhunohej nga djali
Një 86 vjeçar ka kërkuar ndihmë në polici, pas dhunës së ushtruar nga djali i tij. Lajmi bëhet me dije nga policia e Korçës, e cila thekson se 86 vjeçari me iniciale N.T., ka denoncuar dhunën e ushtruar nga i biri, 48 vjeçari me inicialet M.T.

Tashmë është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për 86 vjeçarin. Materialet hetimore i kanë kaluar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori