85 milione per Ballkanin, perfiton edhe Kosova
Albeu.com
Komisioni Evropian miratoi në Bruksel një paketë të përbashkët ndihme prej 85 mln euro për disa vende të rajonit të Ballkanit. Mes vendeve përfituese është dhe Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Turqia.Një paketë specifike ndihme prej 100 milionë euro i është akorduar edhe Serbisë kuadër të mbështetjes buxhetore për t’ia mundësuar këtij vendi që të vazhdojë reformat ekonomike gjatë recesionit.

Komisioni Evropian tha se paratë do të ndihmojnë të ulin koston e lartë sociale të shkaktuar nga recesioni, i cili ka dobësuar buxhetin e Serbisë.
Shtuar më 02/08/2009, ora 06:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori