Deri tani 827 viktima, Kledi Kadiu tregon pse virusi në Itali u përhap me shpejtësi
Balerini i njohur
Kledi Kadiu në një lidhje skype nga Italia tha se virusi Covid 19 aty u
përhap me shpejtësi pasi fillimisht nuk u mor seriozisht nga popullata.
Ai tha se në
Itali ende nuk janë mbyllur
restorantet dhe lokalet siç mori vendim qeveria shqiptare.
“Mos të tregohemi sipërfaqësorw, por të respektojmë rregullat që na japin. Arsyeja që pse në
Itali u
përhap shpejt ky virus ishte sepse të gjithë ne vazhduam të jetonim një jetë normale. Nuk e kuptuam.
Deri tani ky ligj siç e bëtë në Tiranë që sot u mbyllën
restorantet dhe kafentë akoma nuk është.
Këtu deri në orën 6 njerëzit mund të shkojnë, por nuk ka njeri. Po i mbyllin vetë sepse nuk ka clientele”, u shpreh
Kledi.
Shtuar më 11/03/2020,
ora 21:37