Ancelotti: Isco është një temë e ndërlikuar

Isco Alarcón është jashtë për ndeshjen që Real Madrid zhvillon nesër në San Mames kundër Athletic Bilbaos. Lojtari nuk po merr minuta me Ancelottin dhe pasi ka rezultuar pozitiv për koronavirus në një test antigjeni, Real Madridi është në pritje të një PCR për të konfirmuar ose përjashtuar se është një pozitiv i ri.

Isco i përfundon kontratën me Real Madridin në vitin 2022 dhe Ancelotti foli për situatën e tij në skuadër . “Është një çështje e komplikuar, në nivel personal, teknik… Lojtari nuk ka pasur mundësi të tregojë atë që ka brenda sepse skuadra pa të ka treguar shumë”, tha trajneri.

Nga ana tjetër, Ancelotti mohoi se është përballur me Iscon. “Në nivel profesional nuk kemi pasur përballje, nuk jam inatosur me të siç është thënë, e kanë pranuar që ekipi ka bërë mirë, por po stërviten mirë dhe presin një mundësi”, përfundoi tekniku italian. /albeu.com


Shtuar 21.12.2021 12:29