Pezullohet oficeri i policisë pas dhunës së ushtruar ndaj gazetarëve
Pas pamjeve të transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, në Televizionin Klan, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë urdhëron pezullimin e punonjësit të policisë, i cili u akuzua se ushtroi dhunë ndaj dy gazetarëve.

Sipas komunikatës së Policisë, punonjësi i Policisë P.N., me detyrë trup shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë së objekteve, në Komisariatin e Policisë nr 4, duke qenë me shërbim në Institutin e Fizikës Bërthamore, ka konstatuar dy shtetas, me profesion gazetarë, të cilët kishin hyrë në ambientet e brendshme të këtij institucioni.

Pas komunikimit për daljen e këtyre dy shtetasve jashtë ambienteve të Institucionit, ka hasur në kundërshtimin e tyre, R.M., 25 vjeçe dhe E.M., 31 vjeç, për të cilët janë referuar materialet proceduriale ne Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Githashtu nga kqyrja e kamerave te instaluara në këtë institucion, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin e punonjësit të policisë.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtoria e Standarteve Profesionale, ka filluar menjëherë procedimim disiplinor ndaj efektivit te Policise, për shkelje të rëndë. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2017, ora 23:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori