82 vite të arta, sot feston ditëlindjen Ismail Kadare
Ditën e sotme feston ditëlindjen shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare.

Shkrimtari i madh shqiptar mbush plot 82 vjeç.

Kush është Ismail Kadare:

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër. Ai është një nga shkrimtarët më të mëdhenjtë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore.

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve në mbi 45 gjuhë të huaja, ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore.

I vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare, disa herë kandidat i çmimit “Nobel” në letërsi, Kadare u nderua dhe me dekoratën më të lartë franceze “Komandant i Legjionit të Nderit”.

Ismail Kadare është autor i veprave të njohura ndërkombëtarisht si “Dimri i Vetmisë së Madhe”,”Kronikë në Gur”, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, “Vit i Mbrapshtë”, “Koncert në fund të dimrit”, “Përbindëshi”, “Nata me hënë” e shumë të tjera. /albeu.com/

Shtuar më 28/01/2018, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori