800 milion euro kredi! Aktori publikon gjobën: Nisa të paguaj borxhin e shtetit
Shqipëria dje mori 1.15 miliard euro nga konferenca e donatorëve në Bruksel, ku rreth 800 milion euro ishin hua për rindërtimin e banesave pas termetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Këtë ngjarje aktori i njohur e ka përdorur me ironi por edhe si revoltë ndaj policisë rrugore pasi këta të fundit i kishin vënë një gjobë me pa të drejtë sipas tij.

Postimi i Genc Fuges në Facebook:

O “A. Peza”, efektiv policie rrugore!

Të sfidoj ty dhe shefat e tu të gjeni shkeljen në rastin e mëposhtëm!
Ndiqni fotot bashkëngjitur!

Pagesën e kësaj gjobe po e konsideroj si fillimin e pagesës së kredisë të butë që ka marrë Shteti Shqiptar edhe për “ngritjen e nivelit profesional të Policisë (që duam)
Do t’a paguaj se do të më kushtojë më shumë të gjej informacion si apelohet kjo gjobë!

“Burracakë më uniformë shtetërore”!
Mbas Sagës së ministrisë së rendit, ministri i fundit, premtoi se: “çdo sjellje e një efektivi policie, duhet t’a merrnim personale me të”. Zoti ministër?!

Shtuar më 18/02/2020, ora 19:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori