Ra nga kati i tretë i hotelit në Durrës, si paraqitet gjendja e 10-vjeçarit polak

Një 10-vjeçar polak ra ditën e sotme nga kati i tretë i një hoteli në Shkëmbin e Kavajës.

I mituri ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve, bëhet me dije se gjatë momentit që i mituri polak ka rënë nga ballkoni i hotelit, prindërit e tij kanë qenë të pranishëm por nuk kanë mundur ta parandalojnë rënien e tij.

Ndërkohë pushuesit e tjerë të cilët po ashtu kanë parë ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:40 shprehen të tronditur.

Familja nga Polonia prej ditësh ndodhej në Durrës ku kishin zgjedhur të kalonin pushimet në Shkëmbin e Kavajës.

Ndërkohë ekspertët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.