“Mua më thua kukull ti?” Arjan Çani përplaset me Grida Dumën në studio: Jeni bashkëfajtor

Arjan Çani dhe Grida Duma, kanë patur një debat të fortë në emisionin “Të Paekspozuarit”, për situatën në PD.

Çani i tha Dumës, se të gjithë personat që u rreshtuan me Bashën dhe lejuan përjashtimin e Berishës si një vendim personal të Bashës, “janë bashkëfajtor”.

Pjesë nga debati:

Arjan Çani: Rreshtohuni të gjithë me më të fortin. Këtë duhet të bëni. Vetëm raporti i forcave vlen në botë. Të tjera janë për të gënjyer njerëzit.

Andi Bushati: Je gabim, ka rregulla demokratike.

Grida Duma: Ngërçi është krijuar nga konflikti Basha-Berisha.

Arjan Çani: Jeni të gjithë bashkëfajtorë. Përse lejuat ju të përjashtohej Berisha më një telefon? Jeni bashkëfajtorë!

Grida Duma: Basha dhe Berisha ishin të shkrirë me njëri tjetrin.

Arjan Çani: Po ju ça’ ishit, kukulla ishit ju?

Grida Duma: Mua më thua kukull ti? Unë kam folur për lista të hapur. Unë i kam bërë sakrificat e mia. Mua sme interson të jem deptuete e një partie që ka vajtur 6%. Ti thua bëni zgjedhje me një parti që ka vajtur 30% i vetëvetes.

Arjan Çani: Nuk është kjo logjika. Këto janë spekulime.

Grida Duma: Këto janë fakte, vota. Të dyja gjysmat janë më pak se PD e madhe. Nëse do të bësh zgjedhje sot, nuk po bën zgjedhje në PD. Shumica e demokratëve e kanë abroguar këtë proces.Kur ata e bëjnë një hap prapa, ikin nga konflikti personal. Kjo nuk është situate e demokratëve, por atyre të dyve, që partia i pranoi të ishin në traditën e vazhdimësisë. Thamë nuk e ka virtyt PD, atëvrasjen.


Shtuar 14.03.2022 22:43