8 vrasje dhe gjykata shqiptare e liroi, ky është i dyshuari për atentatin në Tiranë
Policia ka shpallur në kërkim Domart Konjari, për atentatin me 4 plumba ditën e djeshme në Tiranë.

Konjari nuk është aspak i panjohur për drejtësinë dhe mediat për shkak se mbi të rëndojnë akuza të rëndë.


Së fundmi ai akuzohet se ka vrarë një ditë më parë Devi Kasmin.

Ky i fundit u ekzekutua mbrëmjen e shkuar në një rrugicë pranë QSUT.

Kush është Domart Konjari?

Ai është liruar pak kohë më parë nga gjykata pavarësisht akuzave të rënda për të cilët hetohej.

Domart Kojnari, i dënuar në Francë me 10 vjet burg dhe i liruar në Shqipëri për shkelje procedurale, dyshohet se është i përfshirë në 8 vrasje në Shqipëri dhe Francë.

Konjari dyshohet se drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës, pasi mendohet se ka lidhje direkte me burimin e prodhimit të saj në Amerikën e Jugut.

Si pasoje e këtij rrjeti, influencës në treg dhe shpërndarjes së drogës në Evropë, hetuesit francezë thonë se kanë ndodhur edhe disa vrasje, ku në dy raste 42-vjeçari Konjari i ka shpëtuar atentateve me armë.

Në dosjen e ardhur pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, emri i Konjarit përmendet për përfshirje direkte apo indirekte në disa vrasje, si pasojë e rrjeteve të trafikut të kokainës. /albeu.com/


Shtuar më 30/01/2018, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori