8 viktimat e masakrës në Selenicë nuk llogariten, vjen sqarimi që jep Ministria e Brendshme
Ministri a
Brendshme ka publikuar një
grafik krahasues për vrasjet e ndodhura në qytetin e
Vlorës për përiudhën Janar-Shtator 2018.
Por në këtë
grafik vihen re disa paqartësi, pasi sipas këtij grafiku në qarkun e
Vlorës janë vrarë 6 persona, ndërsa për hirë të së vërtetës vetëm në masakrën e
Selenicës më 10 gusht u vranë 8 persona, ku Ritvan Zykaj ekzekutoi kushërinjtë e tij.
Këto statistika kanë bërë që shumë komentues të kundërshtojnë ku njëri prej tyre shkruante duke i kujtuar ministrisë viktimat e
Selenicës.
Pas kësaj
ministria e Brenshme i është përgjigjur duke shkruar se maskara llogaritet si një e vetme.
“Përshëndetje, një sqarim të shkurtër: Statistikat krahasuese përfshijnë vepren penale ‘vrajse me dashje’ dhe jo numrin e viktimave në ngjarje. Ju faleminderit!”- shkruan
ministria. /albeu.com/
8 viktimat e masakrës në Selenicë nuk llogariten, ja sqarimi që jep Ministria e Brendshme
Shtuar më 13/10/2018,
ora 15:18