Biden deklaratë të fortë: Diktatori Putin po kryen gjenocid në Ukrainë

Presidenti i SHBA Joe Biden ka akuzuar “diktatorin” Vladimir Putin për gjenocid.

Duke folur në Ioëa për kostot e brendshme të energjisë, Biden shkoi më tej se çdo anëtar tjetër i administratës së tij në përshkrimin e vrasjeve civile në Ukrainë.

Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës, por deri më tani nuk kanë shkuar aq larg sa ta quajnë atë “gjenocid”.

Biden tha më vonë se do të varet nga avokatët që të vendosin nëse ishte kryer gjenocid.

“Më duket me siguri si gjenocid”, u tha ai gazetarëve pas fjalimit të tij.

Pas kësaj deklarate të Biden, ka reaguar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili ka lavdëruar homologun e tij amerikan në Tëitter.

“Fjalë të vërteta,” tha ai, duke shtuar: “T’u vendosësh gjërave emrat e tyre është thelbësore për t’i bërë ballë të keqes”./albeu.com

 


Shtuar 13.04.2022 07:52