Të paktën 8 pjesëtarë të armatosur të një grupi janë vrarë gjatë aksionitë të policisë maqedonase në Malësinë e Tetovës, përkatësisht në fshatrat Brodec, Veshalë dhe Vejcë, ka njoftuar një zyrtar i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski.Gjatë këtij aksioni, i cili tashmë ka përfunduar, thuhet se nuk ka policë të vrarë apo të plagosur. Janë konfiksuar një sasi e madhe armësh Sipas mediave maqedonase, synim i këtij aksioni kanë qenë Ramadan Shiti dhe Lirim Jakupi, të cilët para disa mujve janë arratisur nga burgu i Dubravës në Kosovë. QIK
Shtuar më 07/11/2007,
ora 21:04