8 shqiptarë prej 19 ditësh në grevë urie, kërkojnë azil politik në Suedi
Pëlqej
Prej 19 ditësh 8 azilkërkues shqiptarë, mes tyre dhe gra kanë hyrë në grevë urie në qytetin Gävle pranë Malmos në Suedi. Ata kanë aplikuar për azil politik, me arsyetimin e se janë të rrezikuar nga gjakmarrja dhe se nuk munden të kthehen në vendlindje.Greva po zhvillohet në qytetin Galve përpara Ministrisë së Migracionit.

Shqiptarët në grevë nuk identifikohen, ata duan mbeten anonim për shkak se janë të frikësuar.

"Ekziston rreziku që armiqtë tanë mund të na gjejnë edhe këtu në Suedi", thotë një prej tyre.

"Ju doni prova?" Pyet një nga burrat duke treguar dy plagë në trupin e tij, të cilat thotë se janë plagë që i ka marrë pas dy përpjekjesh të pasuksesshme për ta vrarë.

Një grua tregon se burri i saj ishte i akuzuar për vrasje, por u lirua në gjykatë. Tani familja e viktimës është në ndjekje të tij për ta vrarë.

Gratë flenë flenë në një tendë të ngritur në një lëndinë jashtë ndërtesës së migracionit. Ndërsa burrat në terren. Ata thonë se janë të përgatitur edhe të vdesin. "Nëse nuk marrim azil politik dhe na kthejnë ne do të vdesim, kështu që mund të vdesim edhe këtu".

Shqiptarët të cilët kërkojnë azil politikSuedi për shkak të "Gjakmarrjes" në bazë të Kanunit, nuk njihet nga organet e migracionit si çështje për të përfituar azil politik.

"Bordi i Migracionit beson se ne gënjejmë, pasi sipas tyre Shqipëria është një vend i sigurtë me një polici që funksionon. Tani ne jemi futur këtu në në grevë urie deri sa të kemi një përgjigje pozitive", thotë njëra nga gratë në grevë.

Policia shqiptare nuk mund të bëjë asgjë në lidhje më sigurinë e tyre, sipas shqiptarëve. "Policia është e korruptuar dhe qeveria po ashtu. Shumë familje kanë të afërm ose kontakte në polici. Nëse keni probleme hasmërie me një familje të tillë, policia nuk do të bëjë asgjë", thotë një prej grevistëve (Ora News) /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori