U arrestua pak ditë më parë, si i shpëtoi policisë në Vlorë Ramazan Rraja, arratisja me të shtëna që nuk u raportua

Ramazan Rraja, i cili ra në prangat disa ditë më parë, mësohet se i ka shpëtuar një operacioni të policisë në Vlorë para se të ndalohej.

Mësohet se një efektiv ka tentuar të ndalonte makinën me të cilën Rraja po udhëtonte, por automjeti është larguar me shpejtësi.

Edhe pse efektivi qëlloi në drejtim të makinës, ajo nuk u ndal, sipas gazetares Klodiana Lala.

Policia e Vlorës nuk e ka raportuar ngjarjen në fjalë, por AMP ka nisur hetimet dhe ka marrë dëshminë e oficerit të policisë.

Ramzan Rraja u arrestua pak ditë më parë në Vorë. Ramzan Rraja ishte në kërkim në lidhje me atentatitn ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, teksa ndaj tij ishte lëshuar nga SPAK një urdhër për shoqërim të detyrueshëm.

Rrajës i është gjetur edhe një armë zjarri në momentin e arrestimit. Për këtë arsye ndaj tij është ngritur edhe akuza e armëmbajtjes pa leje. /albeu.com


Shtuar 21.04.2023 17:52