8 milion lekë rryshfet, Tirja përlotet në sallën e gjyqit
Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Tire Alldervishin, sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi” që u hoq si infermiere për të marrë rryshfet nga familjarët e një pacienteje me koronavirus.

Tirja duket teksa përlotet ndërsa gjyqtarja Rexhina Merlika i komunikonte masën e sigurisë.

58-vjeçarja e spitalit Covid-2 është vënë në pranga ditën e djeshme, pas publikimit të disa pamjeve nga emisioni “Stop”, në të cilat duket se ajo ka marrë të paktën 8 milionë lekë të vjetra nga vajza e pacientes e cila më pas ndërroi jetë.

Nëna e vajzës që ka bërë kallëzim në Prokurori ishte shtruar tek COVID-2 më 28 nëntor të vitit që shkoi dhe ka ndërruar jetë po në këtë spital në datën 25 dhjetor.

Ndërsa, prokuroria do të hetojë për të qartësuar nëse bëhet fjalë për një rast sporadik, apo kemi të bëjmë me një skemë përfitimi nga personi mjekësor apo ndihmës në kurriz të të sëmurëve me Covid-19.
Shtuar më 14/01/2021, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori