Dalin pamjet, momenti kur rrëmbehet kryebashkiaku ukrainas (VIDEO)

Sipas mesias Delo, në qytetin Melitopol, ushtarët rusë rrëmbyen kryebashkiakun Ivan Fedorov.

Kjo u konfirmua nga Zëvendës Shefi i Zyrës Presidenciale, Kirill Tymoshenko.

“Sipas informacioneve paraprake, një orë më parë pushtuesit rrëmbyen kryetarin e komunës së Melitopolit, Ivan Fedorov”, thuhet në raport.

Bashkia e Melitopoli ka publikua pamjet e momentit kur kryetari i bashkisë së Melitopolit, Ivan Fedorov është rrëmbyer nga forcat ruse.

“Zyra presidenciale [Ukrainë] raporton se pushtuesit rusë kanë rrëmbyer Ivan Fedoro, majorin e Melitopolit në Ukrainën jugore . Kamera e sigurisë së bashkisë duket se tregon rrëmbimin”, shkruan analisti politik Mattia Nelles.