Babai i Ergi Dinit, vargje të ndjera për gruan e tij (FOTO LAJM)

Babai i këngëtarit Ergi Dini i cili humbi jetën pas një aksidenti tragjik pak muaj më parë në Tiranë, ka publikuar një poezi për bashkëshorten e tij.

Me rastin e festës së gruas, Dashamir Dini i shkruan gruas së tij vargje të ndjera duke e shoqëruar me një fotografi të sajën me djalin e humbur.

FEMER
Ti je dhe ajr
je dhe magji
je aq reale
sa ç’je përrallë,
je fluturim
je dashuri
je vetëm engjëll
dhe aspak djall.
Në fytyrën Tënde
ndrijnë njëmij diej
çdo natë lindin
njëmij ëndrra,
në shpirtin Tënd
ka njëmij qiej
ka dashuri
për njëmij zemra.
Në trupin Tënd
njëmije tërmete
dhe njēmij ngjyra
flejnë me Ty,
ke kaltersi
sa njëmij dete,
ke njēmij shira
lot,nē sy…
Ti nuk je luks
as thjeshtë një emër
je njëmij jetë
je njëmij fjalë,
Ti je e shenjtë
sa njëmij engjëj
je aq reale
sa ç’je përrallë.
Dashamir Dini
Shtuar më 08/03/2017, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori