Arabia Saudite nuk përmbahet, i bën Jose Mourinhos ofertën e çmendur

Cristiano Ronaldo arkëton 200 milionë në sezon. Lionel Messit i është bërë oferta 400 milionëshe për një vit por nga Lindja e Mesme drejt Europës troket një ofertë tjetër e pakonceptueshme.

Trajnerit të Romës, Jose Mourinho i kanë trokitur në derën e shtëpisë nga Federata Arabe e Futbollit me një ofertë që “Special One” dhe ndoshta duhet ta marrë seriozisht në konsideratë.

Atij i janë premtuar 120 milionë euro për dy sezone.

Përballë një shume të tillë ndoshta asnjë trajner nuk mund të rezistojë por Mourinho është Mourinho dhe tekniku luzitan e ka treguar se paratë nuk janë prioritet në karrierën e tij.

Gjithsesi, topi tashmë ka kaluar në këmbët e teknikut nga Setubali./Albeu.com/


Shtuar 6.04.2023 08:51