Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim
Basha, Ish-kryeministri Sali
Berisha bashkë me drejtues të tjerë PD, me rastin e 30 vjetorit të ditës së rinisë zhvilluan sot
homazhe në monumentin e heroit të demokracisë Azem Hajdari, në “Qytetin Studenti” në Tiranë.
Basha dhe
Berisha vendosen kurora me lule në nderim të liderit të lëvizjes studentore të vitit 1990.
Homazhe bënë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, si dhe në emër të të rinjve,
kryetari i FRPD, Belind Këlliçi.
Më 8 dhjetor nisi lëvizja studentore e cila trondit themelet e sistemit komunist, duke shënuar ardhjen e demokracisë. në vendin tonë.
Shtuar më 08/12/2020,
ora 11:21