770 fidanë kanabis, procedim kryetarit të fshatit Verion në Krujë (VIDEO)
Një aksion i policisë së Krujës është finalizuar duke sekuestruar 130 bimë dhe 770 fidanë të dyshuara Cannabis Sattiva në vendin e quajtur Lapare në fshatin Verion.

Në pranga mësohet se kanë rënë shtetasit Shefqet Disha 56 vjeç, banues në Krujë dhe ka nisur procedimin procedimi penal në gjendje të lirë ndaj kryetarit të fshatit Verion. H.D 71 vjeç.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrolle në sera dhe vende të tjera të mundshme për kultivimin e fidanëve dhe farave të bimëve narkotike Cannabis Sattiva, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Lapare”, në kodër të Verionit në një sipërfaqe toke të pyllëzuar u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 130 bimë narkotikedyshuara të llojit Cannabis Sattiva dhe 770 fidanë të vendosura në 9 kubikë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva”- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. /albeu.com/


Shtuar më 27/04/2017, ora 14:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori