Për shkak të reshjeve të dëborës, dëmtime të shumta kanë pësuar edhe këmbësorët, të cilët kanë rrëshqitur në tokë si pasojë e ngricës.
Deri më tani, nga rrëshqitjet në borë janë regjistruar 76
raste në spitalin e Traumës, shkruan “balkanweb”.
Profesor Agron Dogjani bën me
dije se nga 10 të shtruarit në spital, 2 janë me
fraktura në kokë.
"Kryesisht të lënduarit kanë
fraktura në këmbë dhe rreth 90% e tyre janë të moshës mbi 40 vjeç.
10% e incidenteve kanë ndodhur jashtë qarkut të Tiranës", tha ai. Gjithashtu Dogjani bën me
dije se është dyfishuar personeli në gatishmëri të të lënduarve në këto ditë të ftohta. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2017,
ora 13:49