7500 demokratë do të miratojnë sot statutin e ri të PD-së
Partia Demokratike ka mbledhur sot Kuvendin Kombëtar për të miratuar statutin e ri të kësaj force politike.

7500 anëtarë janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve ku pas fjalimeve të rastit do të votohet statuti i ri.

Të pranishëm janë gjithashtu edhe aleatët e PD-së në opozitë, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Fatmir Mediu, Nard Ndoka etj.

AXHENDA

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka hap Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Fato Murraj anëtarja më e moshuar në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Lulzim Popa, një prej protestuesve në Kukës, i cili u arrestua nga policia e shtetit pasi kërkonte heqjen e tarifës për “’Rugën e Kombit”, bashkë me deputetin Flamur Noka në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Mënyre Lila, familjare nga Kavaja, i është hequr ndihma ekonomike. Jeton pa të ardhura, me bashkëshortin, vajzën e divorcuar dhe mbesën me aftësi të kufizuara.

bashku me deputeten Grida Duma, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Uran Kostreci, ish-i përndjekur, së bashku me deputetin Enkelejd Alibeaj, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Xhovana Bala, anëtarja më e re e Kuvendit Kombëtar, së bashku me kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.
Ne fund flet kryetari i PD Basha. /albeu.com/



Shtuar më 29/04/2018, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori