74 kg drogë në Greqi, pranga 4 trafikantëve shqiptarë
Policia ka sekuestruar 74 kg drogë në dy operacione të zhvilluara në Igumenicë dhe në Kozani pranë Kapshticës, ndërsa në pranga kanë përfunduar 4 shqiptarë, të moshave nga 22 deri në 33 vjeç.

Sipas mediave greke, një operacion është zhvilluar në një zonë pyjore në Sajadhë, Igumenicë, ku 3 shqiptarë të moshave, 22, 25 dhe 33 vjeç sapo kishin kaluar kufirin më këmbë me dy çanta plot me drogë. Pas peshimit ka rezultuar 37 kg e 610 gram marijuanë.

Ndaj 25-vjeçarit dhe 33-vjeçarit kishte urdhër ndalimi të mëparshëm për kalim në shtetin grek.

Në operacionin e dytë të zhvilluar në Kozani pranë Kapshticës është zbuluar një sasi gati e njëjtë droge. Policia greke ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe drejtohej nga një 28-vjeçar shqiptar.

Në mjet u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta që përmbanin 36 pako me 36 kg e 700 gram marijuanë. Pas gjetjes së dorgës policia i ka vënë prangat shoferit shqiptar. /albeu.com/


Shtuar më 03/06/2017, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori