71-vjeçari nuk e kishte dhunuar as gruan as vajzën, bashkëshortja: Faji i fqinjëve!
Ndërkohë që Lefter Zhidru u ekzekutua nga RENEA pasi deklarohej si i dhunshëm ndaj gruas dhe vajzës, ka habitur bashkëshortja e tij.

Bashkëshortja e 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua pak ditë më parë nga RENEA, ka treguar se si ka lindur konflikti me fqinjët.

Sipas saj, viktima nuk e ka dhunuar kurrë as atë dhe as vajzën, por fajtorë për ngjarjen janë komshinjtë.

E ftuar në emisionin “Pa gjurmë”, Floresha Zhidru thotë se gjithçka ka nisur që 6 vite më parë dhe shkak u bë makina e tij. Sipas saj, fqinjët ngacmonin makinën e 71-vjeçarit dhe policia nuk kishte bërë asgjë lidhur me këtë.

“Komshinjtë i paditëm ne disa herë. Për shpifje. 6 vite konflikt. Debatet rrodhën nga një makinë. Konflikti ka nisur që herët. Makina jonë parkohet poshtë pallatit. Mblidhen disa çuna dhe hipin sipër kofanos.

Burri doli në dritare dhe u foli për tu larguar. Ju lutem. Kjo ka ndodhur në 30 maj të 2014. Kjo është fillimi. Pas kësaj i flet burri dhe u thotë çuna largohuni. U fërshëllen. Ai çuni i thotë dil nga dera mos më fërshëllyer.

Nuk e lanë shokët. Kemi bërë denoncime në polici për këto. Pas kësaj nate. Prej 12 vitesh jetonim aty. Prej 6 vitesh kemi konflikte me banorët. Ishte e pamundur për ne të largoheshim. Lefteri thoshte pse të më largojnë? Ai nuk donte të ikte nga banesa si i frikësuar, nuk ulej.

Ai i ka pasur këto tensione nga gjyqet, padrejtësitë, erdhi i tensionuar nga rruga. Ai ka kërkuar vetëm drejtësinë, nuk ka thënë kurrë do merrnin hak. Edhe sot vetëm zvarritje ka dhe nuk u dha e drejta, nuk kemi kërcënuar askënd.

Gjatë muajve të karantinës fqinjët na e kanë nxirë. Policia nuk mori masa kundër fqinjëve. Shkaku nisi pse u prek makina dhe më pas ka ende shumë fjalë dhe ofendime pa thënë”, tha ajo.

Shtuar më 29/09/2020, ora 16:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori