71 vjeçari humbi jetën nga koronavirusi, nga çfarë sëmundjeje vuante tjetër
Viktima e tretë u shënua sot në vend nga koronavirusi.

Ai ka qenë një 71 vjeçar nga Kuçova i cili ka humbur jetën gjatë mbrëmjes së sotme në spitalin Infektiv.

Por i moshuari nuk vuante vetëm nga Covid-19 pasi kishte edhe kancer në mushkëri, në stad tejet të avancuar.

71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.

71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.



Shtuar më 22/03/2020, ora 22:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori