71 vite burg për grupin e "Lazaratit"

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dënimet për nëntë të pandehurit e parë të akuzuar për kundërshtim me armë të policisë e kultivim narkotikësh, teksa ka kaluar një vit nga operacioni ne Lazarat.

Plot 71 vite burg është dënimi përfundimtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda për nëntë të pandehurit e dosjes “Lazarati 2014”, të akuzuar për kundërshtim me armë të policisë, grup i strukturuar kriminal dhe trafikim e kultivim narkotikësh.

Në tabelën në fjalë janë listuar dënimet e kërkuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe dënimet përfundimtare të dhëna nga gjykata, pasi këta të pandehur pranuan gjykimin e shkurtuar.

Proçesi vazhdon të jetë i hapur për dosjen “Lazarati 2014” për tre të pandehur, të cilët nuk kërkuan gjykim të shkurtuar, mes tyre dhe Arbjon Aliko.

Arbjon Aliko është nën akuzë dhe për vrasjen e oficerit të RENEA-s Ibrahim Basha në qershor të 2015, akuzë për të cilën ai përballet së bashku me vëllain e tij, Alban Aliko. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2016, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori