71 viktima në 24 orët e fundit në Greqi
71 pacientë kanë ndërruar jetën gjatë 24 orëve në Greqi.

Po ashtu janë regjistruar edhe 1698 raste të reja me koronavirus.

Greqia i është rikthyer sërish karantinës së plotë duke lejuar daljen vetëm për arsye pune apo shëndetësore.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 392 pacientë janë në intubim, ndërsa i bëjnë apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Shtuar më 15/11/2020, ora 18:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori