71 deputetët e Ramës, Bamir Topi dhe Shpëtim Idrizi garantohen si deputet në listat e PS-së!
Deklarata zyrtare e kryeministrit Rama se është i aftë të fitojë zgjedhjet me 71 deputetë pa LSI është shoqëruar me hapa konkret.

Burime për median bëjnë me dije se ish-Presidentit Bamir Topi i është garantuar renditja e sigurt në listat e deputetëve të PS për Tiranën.

E njëjta marrëveshje është premtuar edhe Shpëtim Idrizit duke i lënë hapësirë deputetes Mesila Doda do të jetë e para për PDIU në Tiranë, shkruan Express.

Në këtë mënyrë Topi dhe Idrizi kanë garantuar mandatin e deputetit për legjislaturën 2017-2021. 4 vjet më parë në listat e PS ishte Spartak Braho i LSI-së. Me sa duket PS po përgatit aleatë të tjerë strategjik.

Kjo kundër lëvizje e PD vjen një javë pasi selia blu nëpërmjet zv.kryetarit Edmond Spaho deklaroi se PD-së nuk do përsërisë gabimet e Berishës për të kandiduar në lista krerët e partive aleate./albeu.com/

Shtuar më 10/02/2017, ora 12:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori