700 punëtorë përfundojnë në rrugë, mbyllet rafineria e Ballshit
Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh ka ndërprerë aktivitetin duke lënë pa punë mbi 700 punëtorë.

Përfaqësuesit e uzinës e kanë lidhur pezullimin, me mungesën e naftës bruto që sigurohet nga kompania “Bankers Petrolium”, ndërkohë që sindikatat po kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për të zgjidhur situatën.

Aktiviteti i uzinës mban peshën kryesore të të ardhurave të qindra familjeve që jetojnë në qytetin e Ballshit.

“I kërkojmë ministrisë së Energjetikës dhe Kryeministrit Rama që të zgjidhë këtë problem pasi situata është kritike. Njerëzit presin nga shteti jo vetëm rinisjen e punës por dhe të zbatohet ligji për statusin e naftërarit”, tha Gjergj Selmanaj nga sindikata e punëtorëve./voa
Shtuar më 01/10/2019, ora 20:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori