700 mijë euro drogë, kapet super "boss-i" shqiptar në Itali
Pëlqej
Një 52-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur me drogë.

Mediat italiane bëjnë me dije se në Rimini është arrestuar shqiptari pasi i është sekuestruar një sasi shumë e madhe droge.

Mësohet se në makinën e shqiptarit është gjetur 65 kg drogë e cila në treg do të shkonte plot 700 mijë euro.

Droga me çmim marramendës dyshohet se vinte nga Shqipëria. /albeu.com/

Shtuar më 14/02/2018, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori